Lexoni edhe:
Prokuroria e dështuar me duart lart, po dorëzohet para krimit të organizuar dhe parave të pista!
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se Agjencia “BCD Travel”, po mashtron qytetarët e Kosovës por edhe vendeve fqinje me aranzhmane turistike në Turqi, Dubai, Maldive dhe Egjipt.
Në njoftim bëhet e ditur se kjo kompani bën edhe shitjen e biletave të fluturimeve në vendet e Evropës.
“Agjencia “BCD travel” me seli dikur në Bregun e Diellit, në Prishtinë, tani është duke funksionuar On line, në rrjetet sociale, me disa persona të dyshuar se në bashkëkryerje po mashtrojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe të vendeve fqinje me aranzhmane turistike në Turqi, Dubai, Maldive, Egjipt, si dhe përmes shitjes së biletave të fluturimeve në vendet e Evropës”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se ka dyshime se ky grup i personave i ka mashtruar qindra qytetarë të cilët kanë paguar shuma të konsiderueshme të parave.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast, ku dyshohet se ky grup i personave ka mashtruar qindra qytetarë të cilët kanë paguar shuma të konsiderueshme të parave, kinse për sigurimin e vizave në vendet evropiane, ashtu që prokurori i shtetit është duke vazhduar me trajtimin e rastit në fjalë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera hetimore”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka bërë të ditur se personat e përfshirë në këtë rast do të ndiqen penalisht.
“Ju sigurojmë se, Prokurori i Shtetit është duke e trajtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm këtë rast dhe personat e përfshirë në kryerjen e veprave penale do të ndiqen penalisht, andaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët janë të dëmtuar nga ky agjencion turistik, të bashkëpunojnë me organet e rendit, pasi synimi kryesor është luftimi i suksesshëm i krimit dhe sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla”, ka njoftuar Prokuroria.
(Kosova Sot Online)