Vjedhi dru në Viti, i akuzuari nuk e pranon fajësinë

  • E. /
  • 09 December 2021 - 12:14
Vjedhi dru në Viti, i akuzuari nuk e pranon fajësinë

I akuzuari për vjedhje të pyllit, Sh.Z i është deklaruari i pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Viti.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Rozelida Manastiri, i akuzuari Zymeri, nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë nuk jam fajtor,  nuk është e vërtet se më kanë takuar në mal”, tha i akuzuari.

Në këto rrethana, gjykatësja Drane Simani e ka njoftuar atë më të drejtën e tij për të kundërshtuar provat dhe për të kërkuar hedhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, të ngritur më 27 shkurt 2019, Sh.Z  po ngarkohet me veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 358 paragrafi 2 të KPRK-së

Sipas aktakuzës, me se më 9 shtator 2018, rreth orës 14:00, në territorin e fshatit Letnicë, Komuna e Vitisë, në pyllin e pronës shtetërore, në vendin e quajtur “Ibrishim”, i pandehuri me qëllim vjedhje, me sharrë motorike ka prerë 11 copë dru, të llojit të “Ahut”, me diametër në cung 35-40 cm, në lartësi të drurit 37 cm, me gjatësi 20 cm, me vëllim të përgjithshëm prej 12.21 m3.

Në aktakuzë thuhet se, i pandehuri të dëmtuarës APK, zyra në Viti i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 1.648 euro ./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

(Kosova Sot Online)