Lexoni edhe:
Covid-19 po vlon në rajon, Kosova raporton pak raste
Revista amerikane “Newsweek” ka realizuar një intervistë me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, të cilën e kanë pyetur edhe rreth raporteve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me administratën e Joe Biden, meqë në Samitin e Demokracive të organizuar nga SHBA’jë është ftuar vetëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ministrja e Jashtme, siç shkruan “Newsweek”, ka hedhur poshtë çfarëdo sugjerimi se Shtëpia e Bardhë po i ftohë raportet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Covid-19 po vlon në rajon, Kosova raporton pak rasteLexoni edhe:
“Na takon neve të bindim miqtë dhe aleatët tanë për hapat që po ndërmarrim në fusha të ndryshme”, ka thënë Gërvalla.
Ajo tutje ka shtuar se s’ka kurrfarë dyshimi se SHBA-ja është fuqishëm në anën e Kosovës.
“Por nuk ka asnjë dyshim dhe nuk duhet të ketë; Shtetet e Bashkuara po qëndrojnë shumë fuqishëm në anën tonë.”, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.
Gërvalla tutje ka folur edhe për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për kërcënimet e Serbisë dhe Rusisë.
(Kosova Sot Online)