![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/09/200x200_auto_gggg16224468091639039847.jpg)
Lexoni edhe:
Prokuroria e dështuar me duart lart, po dorëzohet para krimit të organizuar dhe parave të pista!
Në mesin e personave më të kërkuar në Evropë është edhe një 40-vjeçare, që akuzohet për tentim vrasjen e burrit të saj.
Eva Zamecnikova është gruaja e vetme, mes 65 janë kriminelëve më të kërkuar nga EUROPOL, në listën e përditësuar së fundmi.
40-vjeçarja sllovake është dënuar me tetë vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.
Sipas aktakuzës, biznesmenia e cila kishte një dyqan lulesh në Sllovaki, ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortit të saj më 15 janar të vitit 2014 duke i dhënë një vrasësi me pagesë 50 mijë euro.
Por ky i fundit, iu drejtua policisë dhe u bë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.
Ajo planifikoi të shpallte të zhdukur bashkëshortin dhe kështu të merrte pjesën tjetër të shtëpisë së tyre.
Sipas dëshmitarit, arsyeja pse ajo donte të hiqte qafe burrin e saj është se nuk donte ta mbante më me para.
(Kosova Sot Online)