Ardhja e mërgimtarëve mund ta rris numrin e infektimeve në Kosovë
Infektologu, Izet Sadiku ka thënë se Kosova e ka të vështirë mbrojtjen nga mutacioni i ri i COVID-19, i quajtur Omicron, kjo për arsye edhe të ardhjes së mërgimtarëve.
Siç thotë ai, koha e shkurt prej kur është paraqitur varianti i ri i COVID-19 ka pamundësuar që të ketë informacione më të hollësishme për rrezikshmërinë.
“Kosova është e vështirë të mbrohet, çdo valë që ka atakuar vendet evropiane pastaj Kosova është prekur nga ajo valë. Ne e kemi tash të paraqitur një mutacion të ri të quajtur Omicron, për të cilin ka ende pak informata, ajo çfarë deri tash është dhënë është se ka forma më të lehta klinike mirëpo është kohë e shpejtë prej lajmërimit të tij e deri sot për me dhënë informata të sakta se si ko me qenë punë me Omiconin, mirëpo sigurisht ne do të jemi të vëmendshëm”, tha ai.
“Ne po kalojmë një fazë ku situata epidemiologjike është e qetë në Kosovë, tash ne duhet me u përgatit dhe me i ndërmarrë të gjitha masat që mos të lejojmë një valë të re, apo ardhja e një vale të re të jetë e kontrollueshme mos të ndodh që me pasë raste shumë për arsye që ne e dimë që sistemi shëndetësorë që ka Kosova mund të jetë problematik në qoftë se kemi numër të madh të të infektuarve për një kohë shumë të shkurt”.
“Prandaj konsideroj që masat që është duke i ndërmarrë qeveria me vazhdu me ato masa, me u përcjellë situata epidemiologjike për arsye se rrezikshmëria më e madhe ekziston gjatë periudhës së fundvitit kur kemi një numër të madh të gurbetçarëve që vijnë në Kosovë dhe për këtë arsye unë mendoj që kjo çështja e vaksinës do të duhej me u shqyrtu edhe një herë këtë punë, për arsye se ne e dimë që mbas datës 20 fillojnë të vijnë dhe do të duhej pasur kujdes se si është statusi i tyre dhe si është situata me infeksionin me virus tek ta, për arsye se ata të gjithë që vijnë në Kosovë vijnë nga vendet që është numri me i madh i infektimeve se sa ne Kosovë”, tha Sadiku.
(Kosova Sot Online)