Elbasan, lind bebja me këmishë
Vjen në jetë bebja e lindur me këmishë në Elbasan.
Gazeta Shekulli shkruan se bebja u prit nga mjeku Resmi Balla dhe cilësohet si diçka e rrallë në gjinekologji. Mesatarisht një në 80.000 bebe mund të lindin me këmishë dhe sipas legjendave urbane ata janë njerëz me fat në jetë. Në rastin në fjalë prindërit dëshirojnë të ruajnë privacinë nisur edhe nga bestytnitë.
Normalisht bebja lind pa qeskën amniotike pasi ajo çahet para lindjes dhe ujërat e saj ndihmojnë fetuesin që të dalë jashtë. Por rrallë ndodh që qeska të mos çahet dhe bebja të lindë e “veshur me këmishë”.
Nevojitet ndërhyrja e mjekut që të çahet qeska të derdhet lëngu e të lidhet kordoni umbelikal.