
Lexoni edhe:
Dosja e denoncimeve dhe kallëzimet penale kundër Shpend Ahmetit të mos mbulohet e harrohet, të shfletohet, hetohet dhe të gjykohet!
Sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ajri në Gjilan, Hani i Elezit, Mitrovicë dhe Zonën Industriale në Prishtinë është është i dobët.
Po ashtu, sipas këtyre matësve ajri në Obiliq, Prizren, Prishtinë, Pejë ka cilësi mesatare.
Brezovica, Dardhishta, Drenasi, Palaj, dhe qendra në Prishtinë kanë ajër me cilësi të pranueshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Duke klikuar këtu ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.
(Kosova Sot Online)