Lexoni edhe:
Tradhtia e kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa po i rrezikon themelet e shtetit të Kosovës
Shtetet e Bashkuara e kanë fituar rastin në Gjykatën e Lartë të Londrës për ekstradimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange, për t’u përballur me akuza kriminale, përfshirë shkeljen e një ligji të spiunazhit dhe komplotimin e hakimit të kompjuterëve qeveritarë.
“Gjykata e lejon ankesën”, tha gjykatësi Timothy Holroyde, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar një pako të garancive Britanisë rreth ndalimit të Assange-s, shkruan Reuters.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë australianin për 18 raste rreth publikimeve të një numri të madh të dokumenteve konfidenciale ushtarake dhe kabllove diplomatike, për të cilat thonë se e kanë rrezikuar jetën e njerëzve.
ShBA-ja kishte paraqitur ankesë kundër një vendimi të Gjykatës së Qarkut të Londrës më 4 janar, sipas të cilit Assange nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, sepse ka gjasë që të kryejë vetëvrasje në një burg amerikan.
(Kosova Sot Online)