Lexoni edhe:
Kosova duhet të luftoj kundër krimit në veri!
Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili në mungesë të dëshmisë për vaksinim, ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, ka njoftuar policia.
Kosova duhet të luftoj kundër krimit në veri!Lexoni edhe:
I dyshuari ka vendosur shumën prej 50 eurove në brendi të dokumenteve, duke tentuar kështu të futet nga Shqipëria në Kosovë pa dëshmi të vaksinës anti-COVID.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK. Vermicë, 12.12.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
(Kosova Sot Online)