Melania Trump donte fort që Kosova dhe Serbia të arrinin një marrëveshje ekonomike

  • G.g /
  • 13 December 2021 - 12:01
Melania Trump donte fort që Kosova dhe Serbia të arrinin një marrëveshje ekonomike

Ish-zonja e parë, Melania Trump është dëgjuar shpesh duke diskutuar për çështje të ndryshme politike, por jo edhe për situatën Kosovë-Serbi, ani pse gjatë administratës Donald Trump pati lëvizje sa i përket kësaj çështje.

Ish-i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell së fundi në një intervistë për The Pavlovic Today është pyetur se çfarë mendonte Zonja e Parë, që ishte rritur në Jugosllavi, rreth kësaj.

“Zonja Melania Trump ishte një nga mbështetëset më të zjarrta të arritjes së një marrëveshjeje ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Grenell në këtë intervistë mes tjerash ka bërë të ditur se është duke përgatitur një libër, ku do të zbulojë detaje të panjohura rreth negociatave për marrëveshjen Kosovë-Serbi, transmeton Demokracia.com.

Gjatë kohës sa Grenell ishte emisar i SHBA-së, nën ndërmjetësimin e tij është arritur një marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, ku i pranishëm ishte edhe ish-presidenti, Donald Trump.

Administrata e tanishme amerikane që drejtohet nga Joe Biden ka thënë se e respekton atë marrëveshje.

(Kosova Sot Online)