![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/14/200x200_thaci-vucic1639471413.jpg)
Lexoni edhe:
Lista e zezë e kriminelëve në veri të Kosovës do e zbërthen piramidën kriminale shqiptaro-serbe të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq me bekimin e Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiqit!
Një 29-vjeçar humbi jetën pak pas mesnatës në Tiranë, si pasojë e një sherri që përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën “Irfan Tomini”, ku një person i paidentifikuar pasi u konfliktua me shtetasin J. D. (M). nxori armën dhe qëlloi ndaj tij. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe Grupi hetimor ka marrë në pyetje shokun e shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.
(Kosova Sot Online)