Shikoni pamjet: I shfaqi gratë si lopë në reklamë, kompania kërkon falje

  • E /
  • 15 December 2021 - 08:34
Shikoni pamjet: I shfaqi gratë si lopë në reklamë, kompania kërkon falje

Kompania më e madhe e Koresë Jugore për produkte të qumështit është detyruar që të kërkojë falje, pasi gratë i shfaqi si lopë në një reklamë.

Në videon e kompanisë “Seoul Milk” shfaqet një burrë duke incizuar fshehurazi një grup të grave, të cilat më vonë shndërrohen në lopë, shkruan BBC.

Pas reagimeve të shumta të publikut, kompania e largoi videon nga platforma “YouTube”, por pamjet u përhapën shumë, pasi u ringarkuan nga përdoruesit e internetit.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për secilin që nuk është ndier rehat me reklamën e qumështit, të publikuar me datë 29 të muajit të kaluar”, tha kompania “Seoul Dairy Cooperative”, pjesë e kompanisë “Seoul Milk”.

Reklama kundërthënëse ka nxitur një debat kombëtar për seksizmin dhe çështjet e ndjeshme gjinore, por kritikat nuk u kufizuan vetëm te paraqitja e grave si lopë.

Disa shprehën shqetësim edhe për mënyrën e fshehtë se si burri i incizon gratë. Krimi i incizimit të fshehtë në Korenë Jugore është shtuar viteve të fundit.

Për ta shikuar reklamën e plotë, klikoni KËTU.

(Kosova Sot Online)