Një e mitur shtatzënë kërkon trajtim mjekësor në Drenas, thotë se që disa muaj po bashkëjeton me një person

  • E /
  • 15 December 2021 - 09:38
Një e mitur shtatzënë kërkon trajtim mjekësor në Drenas, thotë se që disa muaj po bashkëjeton me një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Drenas në orën 09:00 një vajzë e mitur është dërguar për tretman mjekësor pasi ishte shtatzënë.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se ajo që disa muaj ka qenë duke bashkëjetuar me një burrë.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“Gllogoc 14.12.2021 – 09:00. Viktima femër kosovare e mitur është dërguar për tretman mjekësorë pasi ishte shtatzëne. Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar qe disa muaj me të dyshuarin mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)