![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
11 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe asnjë i vdekur
![11 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe asnjë i vdekur](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/15/auto_auto_570x331_COVID162963770416303290431639576994.png)
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
15 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.
Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
(Kosova Sot Online)