Lexoni edhe:
11 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe asnjë i vdekur
Gastronomët kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar masat Anti-COVID.
Ata kërkuan nga qeveria që të zgjatet orari i punës deri në orën 01:00, të lehohet puna në sallat e dasmave, të bëhet subvenvionimi i punëtorëve që nuk kanë punuar që 600 ditë e të shtyhet pagesa e afateve të kredive.
11 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe asnjë i vdekur Lexoni edhe:
Me këtë rast, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit , Hysen Sugojeva ka deklaruar se qeveria ka marrë masa pa u konfultuar me ta.
“Për t’i shmangur protestat i jemi drejtuar Qeverisë disa herë, por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot kërkojmë lirimin e masave të fundit. Përderisa pushtetarët po mbajnë darka lame, fushata politike me mbi 1 mijë njerëz duke zgjatur orarin të vendosur vetë ata, dhe neve nuk na lejohet të punojmë, ku është e drejta këtu. Edhe pse jemi në përparësi me procesin e vaksinimit, 60.01% të popullsisë të vaksinuar me dy doza,66 % e nga një dozë pra po thuajse jemi të imunizuar”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protestë edhe më masive se kjo e sotit.
“Ne sot ish dashtë m’i prit mërgimtarët. Ne nuk kemi dashtë m’i mbyll bizneset tona. Na nuk jemi të dhunës, po të punës. Ne sot kemi dashtë ta bëjmë një paralajmërim të një proteste ende më të madhe, ne duam ta dëshmojmë edhe sot se ne nuk jemi të dhunës por jemi të punës”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)