Abbott pyetet për Shqipërinë e Madhe: Do të preferoja të shqetësohesha kur flitet për “botën serbe”

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 18:49
Abbott pyetet për Shqipërinë e Madhe: Do të preferoja të shqetësohesha kur flitet për “botën serbe”

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka folur është për punën e ideve për “Shqipërinë e Madhe” dhe “botën serbe”.

Abbott ka thënë se do të preferonte të shqetësohej kur flitet për “botën serbe”.

Një gjë të tillë diplomati britanik e ka thënë duke argumentuar se nuk sheh ndonjë lëvizje drejt “Shqipërisë së Madhe”.

“Unë nuk shoh asnjë lëvizje drejt Shqipërisë së Madhe. Gjithashtu, do të preferoja të shqetësohem kur njerëzit flasin për botën serbe”, ka thënë Abbott.

Tutje Abbott ka thënë se nuk sheh një nivel të njëjtë të ndikimit të Shqipërisë në Kosovë me atë që bën Serbia në Bosnje dhe që përpiqet të bëjë në veri të Kosovës.

“Unë nuk shoh të njëjtin nivel ndikimi nga Shqipëria në Kosovë siç e shohim me Serbinë në Bosnje. Ne shohim ndikimin që Beogradi po përpiqet të ketë në Veriun e Kosovës, ne nuk shohim se Kosova po e bën këtë në Shqipëri”, ka thënë Abbott në argumentimin e tij.


(Kosova Sot Online)