Lexoni edhe:
Ata që për dy dekada e kanë vjedhur këtë vend nuk mund të akuzojnë tani, ata e kanë vendin në burg!
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Fillimisht dy ministrat do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, e më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Nga ministria kanë njoftuar se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Kroacisë.
Po ashtu pritet që të dy ministrat të adresohen para medieve.
(Kosova Sot Online)