Vdes një grua në QKUK, burri i saj fajëson mjekët

  • 18 December 2021 - 09:19
Vdes një grua në QKUK, burri i saj fajëson mjekët

Një grua ka vdekur dje në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për vdekjen e saj, bashkëshorti po i fajëson mjekët.

Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok.

“Prishtinë  16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull  kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online )