Lexoni edhe:
1 viktimë e 12 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë
Bora që ka rënë mbrëmë në Kosovë i ka bërët gati të pakalueshme pa pajisje dimërore disa rrugë në Kosovë.
Një pjesë e madhe e rrugëve në Kosovë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore, ndërsa në shumicën e tyre ka borë e akull.
1 viktimë e 12 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në KosovëLexoni edhe:
Në magjistralen Fush-Pajtimi – Glloboçicë, Gjilan Muçibabë dhe Pejë – Kullë, përveç akullit e borës nëpër rrugë, ka edhe mjegull, ndërsa këto tri magjistrale janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.
Më tutje, të mbuluara me borë e akull janë edhe autostrada Gjakovë – Qafë Morinë, Prishtinë – Mutivodë, ndërsa Gjakovë – Qafë Prushit ka edhe mjegull dhe këto rrugë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.
Në anën tjetër, magjistralet e tjera janë të kalueshme pavarësisht se diku-diku mund të ketë borë e ngrica.
Raportimet gjatë ditës kanë theksuar faktin se rrugët malore dhe rurale janë vështirë të kalueshme për shkak të borës dhe ngricave.
(Kosova Sot Online)