Basha: Më falni që lejova Berishën të sillej si kryetar i PD, tani kam mision të ri

  • E /
  • 18 December 2021 - 16:08
Basha: Më falni që lejova Berishën të sillej si kryetar i PD, tani kam mision të ri

Kryedemokrati Lulzim Basha zbuloi nga podiumi i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike misionin e ri të partisë më të madhe opozitare në vend.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se misioni i ri i PD është që t’i japë fund tranzicionit, duke krijuar një realitet të ri politikë,duke kërkuar edhe falje që ka lejuar dualizmin e Berishës, duke u sjellë si krytar i dytë i PD.

“T’i japim fund mendësisë së të shkuarës komuniste, kultit të individit, konfliktualitetit që nuk ka lidhje me të djathtën, që nuk ka lidhje me qytetarinë”, tha mes të tjerash Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Por mendësitë komuniste dhejtoristët një mall toksik, ato nuk mund ta shoqërojnë nga një dekadë në tjetren drejtimin politik të partive dhe të vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjatë demokracisë. Sepse kjo është mënyra për ta vrarë demokracinë.

Ndaj edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së.

Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e  kryetarit me protagonizmin  e tij.

Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë.

Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë.

Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike.

Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre.

Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja.  Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen  e një prej nyjeve  të krizës për të  cilën po flasim. 

Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar.

Nga ana tjetër, ne caktuam një standart në qëndrimin tonë ndaj personave  që shpalleshin non grata nga SHBA: përjashtimin e tyre nga politika.

Sepse përdorimi nga SHBA i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Cfarë mund të bënin ne, çfarë mund të bëja unë kur goditja ra në shtëpinë tonë? Të shkelja standartin që vetë ne, të gjithë bashkë, nga I pari tek I fundit, përfshirë vetë Sali berishën e kishim vendosur, atëherë kur shpalljet non grata binin  mbi bashkëpunëtorë dhe aleatë të Ramës?  A nuk do të ishte ky kulmi i hipokrizisë para shqiptarëve?

A do të kishim fytyrë të përmendnim antikorrupsionin, a do të na besonte njeri, a nuk do të bëheshin shkrumb e hi si parulla bajate qëndrimet  e zotimet tona?/

Partia Demokratike, unë personalisht, bashkë me ju kemi një mision të ri. Këtë mision mund ta realizojë vetëm me ju, duke hequr çdo pengesë, duke sfiduar cdo vështirësi. Ne duhet ti japim fund këtij tranzicioni të gjatë dhe rraskapitës.


Unë ju bëj një thirrje sot që të bashkojmë energjitë, forcat, ëndrrat, pasionet, kompetencën, kapitalet njerëzrore dhe politike për t’i dhënë fund tranzicionit.


Dhe ky kapitull mund të përmbyllet nëpërmjet shkallmimit të trekëndëshit të Bermudës dhe regjimit Rama, politikanëve më jetëgjatë, që kanë dominuar jetën politike të këtyre 30 viteve, nga majat e institucione të shqiptarëve.


Që ndajnë përgjegjësi për varfërinë, mungesën e garës dhe tregut të lirë, për shpopullimin e Shqipërisë dhe stresin e qytetarëve
Që me padurim presin një dritë në fund të tunelit, përgjegjës për pengimin e intelektit shqiptar në këto tridhjetë vite për të shkuar përpara, përgjegjës për korrupsionin galopant, përgjegjës për lidhjet e politikës me krimin, përgjegjës për kulturën e hajnisë dhe shpifjes.
Ky vërtet është misioni im, i juaji dhe i Partisë Demokratike.

Që ti japim fund tranzicionit duhen goditur arkitektët e kapjes së shtetit duke nisur nga regjimi në fuqi, ku cdo gjë është e kapur, nga ekonomia, tek institucionet dhe mediat.


Ku vetëm fasada është demokratike dhe gjithë mekanizmi mbrapa është është korrupsion, ligësi, prapambetje. Shpërbërja e këtij trekëndëshi është misioni jonë i parë.


E që ky realitet i ri politik tek i cili po shkojmë, të na gjejë të përgatitur, ne duhet ti japim fund brenda nesh mendësisë së të shkuarës komuniste, shpifjes, lincimit, kultit të individit, konfliktualitetit, e të mos biem kurrë në retorikën e frymëzimit punist që nuk ka lidhje me të djathtën, që nuk ka lidhje me qytetarinë.


Ne duhet të ndahemi nga kultura enveriste, manifestimin e të cilës në mënyrë sintetike e pamë si një film me xhiro të shpejtë këto 90 ditë, deri në tubimin e paligjshëm të 11 dhjetorit ku u krijua oragnizata e parë antiamerikane në hapësirën shqiptare.


E cila nuk ka si qëllim kthimin e demokracisë, por ngritjen e një muri për të penguar erën e re që po fryn nga perëndimi.
Ndaj pa asnjë iluzion, na takon ne të prijmë përballjen me partinë shtet, me qeverinë më të korruptuar në Europë, na takon ne t’i presim fijet e krimit dhe paligjshmëritë që e kanë kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër të kontinentit.

Nuk do të jetë një përballje e lehtë.


Mos harroni se kanë kaluar 31 vjet dhe ata janë fuqizuar, ata kanë para, kanë prona, kanë kërcënimin dhe shantazhin dhe pak nga pak po avancojnë duke marrë territore në ekonominë legale, në media, në banka, në koncesione, në ekonominë e shqiptare.
Por nga ana tjetër nuk kanë të drejtën me vete. E drejta është me qytetarët e lirë të këtij vendi që kërkojnë shpëtim.

Ndaj ne jemi të gatshëm t’i mbështesim ata në këtë përballje dhe të japim kontributin tonë sot në opozitë, për të shpërbërë edhe oligarkinë si formën e re të diktaturës politike dhe ekonomike, ku mungesa e lirisë ekonomike, pengon qindra mijra inciativa private që ndihmojnë zhvillimin, varros qindra mijëra ëndrra që duan të kontribuojne në këtë vend, dhe, mbi të gjitha, i heq vendit mijëra mundësi zhvillimi dhe lë në treg vetëm idete dhe interesat e një grushti të njerëzish.

Kjo situatë është e papajtueshme me shpirtin e lirë dhe sipërmarrës të shqiptarëve, është po ashtu e papajtueshme me vlerat tona, me idealet e themeluesve të Partisë Demokratike, që e donin Shqipërinë si gjithë Europa, dhe vijojnë ta duan edhe sot.

(Kosova Sot Online)