Borë, akull, të kalueshme veç me pajisje dimërore: Mos ua ‘mësyni’ këtyre rrugëve në Kosovë

  • E. /
  • 18 December 2021 - 17:54
Borë, akull, të kalueshme veç me pajisje dimërore: Mos ua ‘mësyni’ këtyre rrugëve në Kosovë

Bora që ka rënë mbrëmë në Kosovë i ka bërët gati të pakalueshme disa rrugë në Kosovë.

Një pjesë e madhe e rrugëve në Kosovë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore, ndërsa në shumicen e tyre ka borë e akull.

Në magjistrelen Fush-Pajtimi – Glloboçicë, Gjilan Muçibabë dhe Pejë – Kullë, përveç akullit e borës nëpër rrugë, ka edhe mjegull, ndërsa këto tri magjistrale janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Më tutje, të mbuluara me borë e akull janë edhe autostrata Gjakovë – Qafë Morinë, Prishtinë – Mutivodë, ndërsa Gjakovë – Qafë Prushit ka edhe mjegull dhe këto rrugë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Në anën tjetër, magjistralet e tjera janë të kalueshme pavarësisht se diku-diku mund të ketë borë e ngrica.

Raportimet gjatë ditës kanë theksuar faktin se rrugët malore dhe rurale janë vështirë të kalueshme për shkak të borës dhe ngricave.

Më shumë

(Kosova Sot Online)