
Lexoni edhe:
Drejtësia e përgjumur duhet të zgjohet, dy fondet e " luftës" kërkohet të hetohen e gjykohen!
Qytetarët e vendit deri nē këtē orë nuk kanë mundur të paisen me polisa pēr shkak se asnjē kompanie nuk i ka punuar sistemi i ri i lëshimit të polisave, të cilën Byroja Kosovare e Sigurimeve së bashku me kompanin Qauntix janë duke tentuar ta inplementojnë.
Ndërsa kompanitë e sigurimeve nuk janē duke e përdorur sistemin me të cilin kanē punuar deri më tani.
Vet kreu i BKS Sami Mazreku, gjatë një konference pēr mediat qe ka mbajtur para 1 ore ka deklaruar se sistemi do bëhet funksional pas disa orësh, fakt ky i cuditshëm pasi nga mëngjesi asnjë person nuk ka mundur të sigurojë automjetin.
Rtklive do ju njoftoj me të rejat, nëse do aktivizohet sistemi i ri gjate ditës apo jo.
(Kosova Sot Online)