![Vritet shqiptari pas sherrit mes të burgosurve në burg](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/29/200x200_burg-burgu-780x439-1-600x3601716979876.jpg)
“Me një tavolinë e kishte goditur ish-gruan në kokë duke e lënë pa ndenja”, kërkohet paraburgim për gjakovarin
![“Me një tavolinë e kishte goditur ish-gruan në kokë duke e lënë pa ndenja”, kërkohet paraburgim për gjakovarin](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/28/auto_drejtesiere11624865578.jpg)
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Prokuroria njofton se, “rasti ka ndodhur më 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja”.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 dhjetor 2021.
(Kosova Sot Online)