Mbi 776 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë anti-COVID-19
Mbi 776 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19 Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës antiCOVID-19. Nga ta 776 mijë e 881 qytetarë kanë marrë edhe dozën e dytë antiCOVID-19.
Tashmë ka filluar të jepet edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese antiCOVID-19 për gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit ka njoftuar për tri raste të reje pozitive me COVID-19.
Sipas këtij raporti, aktualisht në vend janë 311 raste aktive.
(Kosova Sot Online)