Dëmtohet gypi i ujit, këto lagje të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm
Mëngjesin e sotëm është dëmtuar gypi i ujit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Si pasojë, disa lagje të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të pijshëm deri në sanim të dëmit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina, Arjeta Mjeku, përmes një komunikate për media.
“Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, ka shkruar Mjeku.
Mjeku ka bërë të ditur se lagja Pejton, Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit.
(Kosova Sot Online)