Thyejnë derën, Berisha shkon përsëri në PD, Basha ndodhet brenda
Për herë të tretë grupimi i ish liderit demokrat, Sali Berisha ka mbërritur në Selinë e Partisë Demokratike.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit bashkë me ish kreun e PD-së, Berisha ka mbërritur dhe është futur brenda selisë së Partisë Demokratike.
Ndërkohë kujtojmë se hera e parë që ai iku në seli ishte vetëm dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit. Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.
Gjithashtu mësohet se si herën e kaluar, në një sallë ngjitur ndodhet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili po zhvillon mbledhje.
Ndërkohë që zyra ka qenë e mbyllur dhe mbështetësit e Berishës kanë thyer derën.
(Kosova Sot Online)