E la ish-gruan pa ndjenja duke e goditur me tavolinë në kokë e trup, Gjykata merr një vendim për gjakovarin

  • E. /
  • 21 December 2021 - 16:01
E la ish-gruan pa ndjenja duke e goditur me tavolinë në kokë e trup, Gjykata merr një vendim për gjakovarin

Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Sh.P., i cili dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta ish-bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 19 dhjetorit, ku i dyshuari ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, dhe pas një fjalosjeje, e ka goditur disa herë në kokë, fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit, me tavolinë druri, derisa viktima ka rënë në tokë pa ndjenja.

 “Me datën 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja”. Me këto veprime i pandehurit Sh. P., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” në tentativë, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës.

(Kosova Sot Online)