
Lexoni edhe:
Musliu për Pecin: Nuk ishte sulm, që nga hyrja ime në sallë ka provokuar
Një tërmet prej 5.9 shkallësh e ka goditur pjesën jugore të Alaskës të martën. Nuk pati raportime të menjëhershme për pasoja në njerëz ose dëme.
Dridhja ndodhi në Cook Inlet rreth orës 1 e 40 minuta të pasdites sipas kohës lokale. Vëzhguesi Gjeologjik i ShBA-së tha se tërmeti ishte i përqendruar afër vullkanit “Iliamna”, 22o kilometra në jugperëndim të qytetit më të madh të Alaskës, Anchorage.
Musliu për Pecin: Nuk ishte sulm, që nga hyrja ime në sallë ka provokuarLexoni edhe:
Thellësia e dridhjes ishte 158 kilometra, që, sipas ekspertëve, luajti rol në kufizimin e ndikimit. Megjithatë, dridhja u vërejt në pjesë të ndryshme të Alaskës. Njerëzit raportuan se e kanë ndier tërmetin deri në Fairbanks, Kodiak e Valdez, shkruan Independent.
Sizmologia Lea Gardine nga Qendra e Alaskës për Tërmete tha se nuk janë raportuar dëme të menjëhershme pas tërmetit. “Ky ishte në anën e thellë. Nëse do të ishte më i cekët, definitivisht do të kishte shkaktuar dëme, por nuk është e pazakontë për këta me madhësi të tillë, në këtë thellësi, që të mos shkaktojnë dëme të konsiderueshme”, tha ajo.
Tërmeti u cilësua mesatar. Megjithatë, shkalla 5.9 e Rihterit është më e larta pas së cilës tërmetet vlerësohen si të fuqishme.
(Kosova Sot Online)