
Lexoni edhe:
Behgjet Pacolli agjent i UDB-së në vrasjen e patriotëve Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla - Dëshmitarët e kohës të intervistohen nga Prokuroria Speciale dhe hetohen nga AKI-ja!
Një nxënësi në një shkollë të Podujevës, Policia e Kosovës i ka gjetur në çantë dy thika. Siç njofton Policia, për rastin ishte raportuar se i dyshuari mbante me vetë mjetet e ndaluara, ndërsa pas ndalimit dhe kontrollimit, nxënësit i janë gjetur dhe konfiskuar dy thika.
“Pas konsultimit me prokurorin rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Policia e Kosovës njofton gjithashtu për kapje të 25 fishekëve të armës së zjarrit, nga një person i dyshuar që po hynte në Kosovë nëpërmes pikë kalimit kufitar Serbi – Kosovë në Merdare. Policia njofton se gjatë kontrollit të veturës, këtij qytetari i kanë gjetur dhe sekuestruar fishekët e paligjshëm.
Pas intervistimit, siç njofton Policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)