Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës

  • 22 December 2021 - 16:45
Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës plenare.

Seanca parlamentare është paralajmëruar të nis në ora 10:00.

Në njoftimin e Kuvendit është theksuar se në rend të ditës është vetëm një pikë.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet.

(Kosova Sot Online)