Lexoni edhe:
Zbulohet lakuriq lidhja shpirtërore e Behgjet Pacollit me UDB-në serbe dhe katapultimi i tij në politikën kosovare përmes bashkëpunimit ruso-serb dhe krimit të organizuar!
Aktori i njohur Kosovar, Kushtrim Sheremeti ka rrëfyer se edhe Teatri Kombëtar është përballur me ndaljen e rrymës.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, aktori ka njoftuar se shfaqja ka dështuar pas ndaljes së rrymës.
Gjatë ditës së djeshme Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike për orë të tëra, ku për këtë ka njofutar edhe KEDS.
Në momentin e raportimit, disa lagje të Prishtinës janë pa rrymë.
Aktori ka njoftuar se rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës është ndalur fiks në ora 20:00.
Në anën tjetër në Teatrin Kombëtar nuk punon gjeneratori që 2 apo 3 vite, e si pasojë e reduktimeve, shfaqja Lea & Co dështoi derisa salla ishte plot me publik.
Aktori i njohur ka ironizoi duke shkruar “KosovëDjepLirie”.
#KEDS e ndal rrymen fiks ne ora 20:00 ne Teatrin Kombetar te Kosoves, Teatrit Kombetar nuk i punon gjeneratori qe 2-3 vjet dhe si pasoje anulohet shfaqja Lela & Co ndersa salla ishte plot me publik #KosoveDjepLirie
— Kushtrim Sheremeti (@ksheremeti) December 22, 2021
(Kosova Sot Online)