Dy studime thonë se Omicroni shkakton më pak hospitalizime

  • E /
  • 23 December 2021 - 10:51
Dy studime thonë se Omicroni shkakton më pak hospitalizime

Dy studime të publikuara të mërkurën në Britani treguan se infektimi me variantin Omicron të koronavirusit kanë më pak gjasë të rezultojnë në hospitalizim në krahasim me variantin Delta. Një gjë e tillë është vërejtur më parë edhe në Afrikën Jugore.

Studimet preliminare, një nga Skocia e tjetri nga Anglia, u mirëpritën nga ekspertët, të cilët, megjithatë, theksuan se çfarëdo përparësie për simptoma më të lehta mund të mbetet nën hije nga shkalla më e lartë e përhapjes së variantit, që prapë mund të shkaktojë më shumë raste të rënda në përgjithësi.

“Po themi se ky është lajm i mirë i kualifikuar – i kualifikuar, sepse këto janë vëzhgime të hershme, janë të rëndësishme në aspektin statistikor dhe po shfaqim rrezik të zvogëluar për hospitalizime”, tha Jim McMenamin, bashkautor në studimin skocez, shkruan France24

Hulumtimi skocez i studioi rastet me Covid-19 të regjistruara në nëntor dhe dhjetor dhe i ndau në grupe sipas varianteve Delta dhe Omicron. Në studim thuhet se “Omicroni lidhet me zvogëlim prej dy të tretave të rrezikut të hospitalizimit me Covid-19, krahasuar me variantin Delta”.

Sipas hulumtimit tjetër, të zhvilluar në Angli, u zbulua rënie prej 20 deri 25 për qind e qëndrimit në spital nga varianti Omicron në krahasim me variantin Delta dhe 40 deri 45 për qind rënie e hospitalizimeve me një natë ose më shumë.

(Kosova Sot Online)