Osmani flet për shtetin që pritet ta njohë Kosovën: Është në interes të shtetit të mos bëhen publike detajet

  • G.G /
  • 23 December 2021 - 13:32
Osmani flet për shtetin që pritet ta njohë Kosovën: Është në interes të shtetit të mos bëhen publike detajet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur për deklaratat e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se Kosova do të njihet nga një shtet afrikan.  

Osmani tha se është e njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për shtetin në fjalë, mirëpo siç tha ajo është në interesin e shtetit që të mos publikohen detaje.

Kjo pasi sipas Osmanit, zbulimi i detajeve mund ta dëmtojë procesin.

“Jam e njoftuar për të gjitha detajeve për procesin e njohjeve, dhe jam e njoftuar nga MPJ e cila e ka kontaktin me shtetin në fjalë. “…Është në interesin e Kosovës  që derisa të ndodh njohja të mos bëhen publike takimet me shtetet që ende nuk na kanë njohur. Kjo e dëmton interesin e Kosovës… Kushdo që për interesa personale ose çfarëdo qofshin ato tenton që të bëj publike përpjekjet tona drejt njohjeve ende pa arritur rezultatin për fat të keq vetëm dëmton interesin e vendit”, u shpreh Osmani në një konferencë të përbashkët për media me presidentin kroat, Zoran Mihaloviq.

Presidentja deklaroi më tutje se është duke bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët institucional që të shtohen njohjet për Kosovën.

“Unë dua të shpresoj që askush në Kosovë pavarësisht funksionit që ka nuk ka asnjë qëllim të tillë. Si presidente bashkëpunoj me të gjitha institucionet dhe të gjithë zyrtarët institucional që kanë qëllim të avancojnë konsolidimit të shtetit përmes shtimit të njohjeve”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)