
Lexoni edhe:
Blerja e gjësendeve të dorës së dytë, trend në Kosovë
KEDS’i ka dal me sqarim pas ankesave të qytetarëve se reduktimet e energjisë elektrike po zgjasin më shumë se dy orë.
Sipas kësaj kompanie, arsye për këto reduktime më të gjata, janë ngarkesat që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.
Blerja e gjësendeve të dorës së dytë, trend në KosovëLexoni edhe:
“Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi”, thuhet në sqarim.
E që të mos ketë të tilla vonesa, KEDS’i ka sugjeruar konsumatorët që kur s’kanë energji, t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza.
“Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sipas KEDS, reduktimet do të ishin për 2 orë. Por, qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.
Gazetari Xhemajl Rexha ka thënë se në Velani s’ka rrymë prej mbrëmë në ora 20:00.
“2 orë thanë…Në Velani s’ka rrymë prej mbramë në ora 20:00”, ka shkruar Rexha në Twitter.
Për reduktimet më rrymë ka reaguar edhe aktori Shkumbin Istrefi. Ai ka thënë se reduktimet po zgjasin më shumë se dy orë.
“Dikush e ka sahatin dallash, ose na ose KEDS. 2 oret e tyne koxha gjate po na dalin?!?!?!”, ka shkruar Istrefi.
2 orë thanë...Në Velani s'ka rrymë prej mbramë në ora 20:00.
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) December 23, 2021
(Kosova Sot Online)