Lexoni edhe:
Reduktimet e gjata me rrymë, KEDS’i del me sqarim dhe një sugjerim
Që nga dita e djeshme një databazë me të dhënat dhe pagat e 630 mijë shqiptarëve qarkullon në rrjet. Ditën e sotme ky skandal është thelluar më tej ku përveç janarit është publikuar edhe lista e rrogave të mbi 600 mijë shqiptarëve për muajin prill.
Lajmi për daljen e databazës së pagave për muajin prill u dha në emisionin ABC Live nga Inxhinieri IT, Gentian Progni, i cili akuzoi për këtë skandal Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Reduktimet e gjata me rrymë, KEDS’i del me sqarim dhe një sugjerimLexoni edhe:
Sipas tij, në databazën e prillit gjenden rreth 690 mijë pagamarrës ose rreth 60 mijë emra më shumë se databaza e janarit.
Progni theksoi se ky është rasti i tretë i publikimit të të dhënave private të shqiptarëve duke nisur nga ato të gjendjes civile, duke vijuar me patronazhistët dhe tani së fundmi me listën e pagave.
Sipas tij, publikimi i të dhënave të tilla ka të bëjë drejpërdrejt me kryqëzimin e të dhënave nga institucionet shtetërore dhe nuk mund të jetë një hakërrim i jashtëm, pasi do të ishte dhe më e rëndë nëse është kështu.
“Ky është rasti i tretë, database e gjendjes civile që është shitur, kemi atë të patronazhistëve që më shumë u morën me komentet sesa me dokumentin fajtori është jetim dhe është mbyllur hetimi. Por që fajtor për këto janë portalet ndërsa serverat ku janë të dhënat nuk është bërë as dorëheqja e tyre dhe asgjë. Nuk janë thirrur as personat që kanë akses nga qeveria. Ka një vit që ka kaluar dhe akoma nuk ka një zbulim në lidhje me këtë rrjedhje të dhënash, por thjesht jepet përgjigje për të bërë diçka.
Kjo e prillit është publikuar sot por nuk është e ekstraktuar sot, por me atë që kuptoj unë është se database është më e madhe se kaq dhe po nxirret pak nga pak. Duke parë atë të patronazhistëve ne pamë që kishim kryqëzim të dhënash shtetërore dhe i vetmi përgjegjës për këto është AKSHI. Nëse ka qenë aksesi për kryqëzim të dhënash mund të jetë publikimi i të gjithë të dhënave. Heq çdo hipotezë që mund të jetë hakërrim i jashtëm pasi kryqëzimi i të dhënave është i pamundur ta bëjë këtë nëse është kështu Agjensia Kombëtare është drejtpërdrejtë përgjegjëse për këtë dhe për eurot e dhëna për të prodhuar këtë.
Kryqëzimi i të dhënave bëhet vetëm aty dhe nëse kanë dalë nga serverat e tjerë, AKSHI është përgjegjës pasi janë dhënë miliona euro për ruajtjen e tyre. Ne nuk do të kishim këto database nëse nuk do të kishte një investim kaq i madh. Çdo ndërhyrje ka shenja dhe nëse ka standarte ndizet një dritë e kuqe por duket se nuk ka një zbatim të tillë. Se nëse do të ishte një gjë e tillë IT e institucionit do të bënte dhe gjurmimin. Është një abuzim me fonde tona dhe mosplotësim i standarteve për të cilën janë paguar miliona euro”, ka thënë Progni.
Ndërkohë Besar Likmeta në fjalën e tij në ABC Live ka deklaruar se është e rëndë të mendosh sesi qeveria as në rastin e patronazhistëve nuk nxori asnjë fajtor, duke bërë që të dalin në dritë të dhëna të tilla si pagat e qytetarëve.
“Qëllimi nuk është i moralshëm apo i virtytshëm kemi një thyerje besimi publik që vjen nga një institucion. Rreth 1 milionë e gjysmë euro në vit paguan qeveria për të siguruar të dhënat. Këto të dhëna mund të jenë të rrjedhura nga zyrtare apo persona që kanë përgjegjësi për ti ruajtur,. Që nga 2013 kemi pasur skandale për qytetarët dhe bizneset, kemi pasur edhe patronazhistët në zgjedhje por edhe më parë kemi pas publikim të dhënash të qytetarëve shqiptarë por kjo i vë kapakun të gjithave. Ky është tipar i vendeve autoritare pasi vendet demokratike janë shumë më të hapura, por interesi dhe të dhënat private janë shumë sensitive. Përdorimi i të dhënave personale përdoret nga partitë politike dhe që të dhënat personale përdoren për luftë politike. Edhe sistemet që lënë gjurmë se kush mund ti kontrollojë, pasi ka pasur dhe raste që persona të larguar nga policia emrat e tyre janë përdorur për të hyrë në sistem, krimi i organizuar është një tjetër hallkë përveç partive politike që mund të përdore të dhëna të tilla. Të thuash se të dhënat e kartës së identitetit të thuash se nuk përbëjnë problem është naive”, është shprehur ai.
Gjithashtu në panelin e të ftuarve ishte edhe juristi, Ledio Braho i cili theksoi se fajtori mbetet hetim në raste të tilla, dhe hetimi vijon vetëm për portalet që bëjnë publikimin jo institucionet që nxjerrin database-t.
“Kush ka një nivel inteligjence e kupton se databaset nuk janë nga mediat por nga institucionet shtetërore dhe vetëm E-Albania mund të bëjë një gjë të tillë dhe për rastin e patronazhistëve janë hetuar vetëm mediat dhe jo drejtoresha e AKSHI-t. PS-ja tregoi papërgjegjshmëri dhe tashmë punonjësit e Drejtorisë së Tatimeve e quajnë normale një gjë të tillë dhe mund ta sheshin atë. Prokuroria që në momentin që u bë publike prokuroria duhet që të zbarkonte në këto institucione. Nuk është zgjidhja që drejtuesit e institucioneve të dalin në media e të bëjnë thirrje në media qytetarëve por duhet që ta bllokojnë një gjë të tillë. Nuk ka kulturë për mbrojtjen e të dhënave personale të cilat mund të përdoren he për sulme terrorizmi”, ka thënë juristi.
(Kosova Sot Online)