Dyshohet për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve arrijnë ekipet e veçanta policore
Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është rrethuar nga Njësi të shumta të Policisë së Kosovës.
E gjithë kjo për shkak të dyshimit se brenda këtij objekti ka mjete të dyshimta shpërthimi.
Burime kanë bërë të ditur se tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipi i Emergjencës dhe ata nga Zjarrfikësit.
Poashtu Policia e Kosovës ka arritur të bëjë evakuimin e qytetarëve të cilët gjendeshin aty.
Tashmë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Njësia e Policisë së Kosovës që merret saktësisht me detektimin dhe çaktivizimin e bombave.
(Kosova Sot Online)