Propozimi i Musliut për Konjufcën: A e udhëheqim bashkë seancën?

  • E. /
  • 24 December 2021 - 12:42
Propozimi i Musliut për Konjufcën: A e udhëheqim bashkë seancën?

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës që po mbahet tha se janë disa probleme teknike dhe nevojiten disa rregullime, pasi mikrofonat e deputetëve nuk po funksionojnë.

Por siç duket, mikrofoni i deputetes Ganimete Musliut nuk kishte probleme.

Ajo e mori fjalën dhe e ftoi Konjufcën ta udhëheqin bashkë seancën.

“Mikrofoni jem po bon kryetar. A e udhëheqim bashkë seancën”, tha Musliu duke qeshur.

(Kosova Sot Online)