Lajm i mirë për Kosovën me reduktime, fillon rënia e çmimit të energjisë në bursë

  • G.g /
  • 24 December 2021 - 14:07
Lajm i mirë për Kosovën me reduktime, fillon rënia e çmimit të energjisë në bursë

Rritja enorme e çmimit të energjisë dhe në të njëjtën kohë rritja e madhe e shpenzimit gjatë sezonit të dimrit, ka bërë që, Kosova si një importuese, të përballet me një krizë energjetike dhe t’i kthejë reduktimet pas më shumë se dhjetë vitesh.

Megjithatë sinjale pozitive për çmimin e energjisë elektrike vijnë nga tregjet e huaja.

Çmimi i energjisë elektrike brenda kësaj jave ka filluar rënien drastike. Në bursën hungareze të energjisë elektrike, nga 420 euro sa ka qenë megavati më 22 dhjetor ka rënë në 208 euro, derisa nesër do të mund të blihet edhe më lirë në vlerën e 186 eurove.

Bursa hungareze

Trend i ngjashëm i rënies së çmimit për megavat është duke i përcjellë pothuajse të gjitha shtetet në Evropë.

(Kosova Sot Online)