![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/24/200x200_drejtesiarer11640353341.jpg)
Lexoni edhe:
Drejtësia në kolaps, kërkohet ndërhyrje me urgjencë për disiplinim e sanksionim të ashpër të shkelësve të ligjit
Në internet është publikuar reagimi interesant i një foshnje, e cila e shijon picën për herë të parë. Në bazë të shprehjes së fytyrës, duket se vajzës së vogël pica i pëlqeu shumë.
Vajza që shihet në video quhet Sally. Videoja është incizuar në shtëpinë e familjes së saj në Connecticut të ShBA-së dhe është publikuar në rrjete sociale të mërkurën, më 22 dhjetor.
Fillimisht, vajzat duket se nuk po ndihej rehat në ulësen e posaçme për moshën e saj përderisa po e priste darkën. Nëna e saj, Steph Kimball, dëgjohet duke e pyetur: “A do pak picë?”. Vogëlushja kthehet dhe e shijon picën.
Pasi e shijon picën, vajza duket se përjeton kënaqësi, sepse i shihet një shprehje euforike në fytyrë, që e bën nënën e saj të qeshë fort, shkruan Daily Mail.
(Kosova Sot Online)