Lexoni edhe:
Le ta nxjerrin nga dollapi dhe të miratohet pa vonesë e zbatohet ligji Vetting që mbanë autorësinë e treshes Albin Kurti-Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në presion. Gjatë një interviste të dhënë për ‘TV Prva’, Vuçiç është shprehur se djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ndodhi.
“Është e paqytetëruar të digjni flamujt e të tjerëve, ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mos më detyroni të ju tregoj se nën çfarë presioni ndodhet Rama për këtë. Ky (Ballkani i Hapur) është projekti më i madh i paqes, që Ballkani ka bërë dhe unë besoj se “Ballkani i Hapur mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. Ne do ta mbyllim këtë vit si vendi me normën më të lartë kumulative në Evropë gjatë dy viteve të fundit. Ballkani i hapur është lufta jonë për të pasur të drejtë për një të ardhme sipas dëshirës sonë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për Tv Prva.
Gjatë vizitës së Vuçiç në Tiranë, mbështetësit e Sali Berishës i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë, duke bërë thirrje kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur.
(Kosova Sot Online)