Lexoni edhe:
Le ta nxjerrin nga dollapi dhe të miratohet pa vonesë e zbatohet ligji Vetting që mbanë autorësinë e treshes Albin Kurti-Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku
Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare edhe sot.
Sipas infografikëssë publikuar nga MPB’ja, e përditësuar në orën 09:47, kolona në Jarinje ka arritur në 1500 metra. Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare po zgjasin deri në dy orë e gjysmë.
Pritje të gjata ka edhe në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.
Në Merdare, pritjet janë 200 deri në 230 minuta, të Dheu i Bardhë 180-200 minuta, kurse në Muçibabë po zgjasin deri në 90 deri në 100 minuta.
Në Bërnjak janë pritjet deri në 30 minuta, në Mutivodë deri në 10 minuta, kurse në pikë kalimet e tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta.
Të gjitha rrugët që shpijnë për te këto pika kufitare thuhet se janë të kalueshme.
(Kosova Sot Online)