
Serbia blen raketa nga Rusia, reagojnë nga presidenca: Po rrezikohet paqja në Ballkan

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi që Serbia ka vazhduar me armatosjen e saj nga Rusia, kësaj radhe duke blerë edhe raketa nga Moska.
Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ky akt i Serbisë po e rrezikon edhe më tej paqen në Ballkan.
Sipas tij, Rusia po e përdor Serbinë për të rivendosur ndikimin e saj kundër SHBA-ve dhe se ky akt siç thotë ai duhet të sanksionohet.
Postimi i plotë i Velës:
Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiq rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen.
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1474652476703924226?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1474652476703924226%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fserbia-blen-raketa-nga-rusia-reagojne-nga-presidenca-po-rrezikohet-paqja-ne-ballkan%2F(Kosova Sot Online)