Kriza enegjitike në Kosovë, Rama: Po shqyrtojmë çdo mundësi ndihme

  • E /
  • 28 December 2021 - 14:28
Kriza enegjitike në Kosovë, Rama: Po shqyrtojmë çdo mundësi ndihme

Kryeministri Edi Rama, ka folur për krizën energjetike në Kosovë.

Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ Rama thotë se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë që të vlerësohet çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, në mënyrë që asnjë familje të mos ketë ndërprerje energjie natën e Vitit të Ri.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkruan Rama.

(Kosova Sot Online)