Lexoni edhe:
Sot më shumë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Me ceremoni shtetërore në ministrinë e Mbrojtjes, ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulus Akar dhe delegacionin e tij.
Dy ministrat e mbrojtjes fillimisht do të zhvillojnë takimin kokë më kokë, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Sot më shumë raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e ministrit Mehaj dhe ministrit Akar.
Gjithashtu, më pas, ministri Akar do të takohet edhe me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
(Kosova Sot Online)