Zjarrfikësi lëndohet duke fikur zjarrin në Klinë që dyshohet se u shkaktua nga rryma

  • E. /
  • 30 December 2021 - 09:19
Zjarrfikësi lëndohet duke fikur zjarrin në Klinë që dyshohet se u shkaktua nga rryma

Një zjarrfikës është lënduar gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit në fshatin Shtupel të Klinës.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, ndërkaq dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.

“Zjarr aksidentalt-Fsh. Shtupel, Klinë 29.12.2021 – 13:16. Njësitet policore pas pranimit të informatës për zjarr, kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit. Gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit, njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndime. Ekipi mjekësor i ka ofruar tretman mjekësor viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)