![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/30/200x200_auto_auto_isa-mustafa-shpend-ahmeti14925525101549310873_11640847129.jpg)
Lexoni edhe:
Bosët e nëntokës kriminale që sundojnë me Prishtinën, klika e Isa Mustafës me familjen e Hamitve dhe klika e Shpend Ahmetit me familjen e Pacollëve
Profesori Halil Ibrahimi, përmes një njoftimi insiston se në Bjeshkët e Rugovës, është zbuluar një lloj i ri i insektit.
Sipas njoftimit, zbulimi është bërë në përroskat e fshatit Bogë nga profesori Ibrahimi në bashkëpunim me një ekip profesorësh nga Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Universiteti i Zagrebit.
“Lloji është gjetur për herë të para para disa vitesh por është kompletuar sivjet për shkak të analizave morfologjike dhe molekulare që e kanë vërtetuar praninë e tij si një lloj të ri për shkencën, të panjohur më herët në analet entomologjike. Lloji është quajtur Rhyacophila siparantum, duke asocuar me emërtimin e lashtë të qytetit të Pejës. Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë, i cili fatkeqësisht është duke u rrezikuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, më herët profesori Halil Ibrahimi dhe ekipi i njëjtë i hulumtuesve kanë zbuluar edhe disa lloje të reja për shkencën nga Kosova dhe rajoni.
“I fundit prej tyre ishte lloji Potamophylax coronavirus, që u bë temë e agjencive botërore para disa muajsh”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)