![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Vulin: Pse Serba duhet të bëhet anëtare e BE-së nëse do të duhej ta njihte gjenocidin e Srebrenicës
![Vulin: Pse Serba duhet të bëhet anëtare e BE-së nëse do të duhej ta njihte gjenocidin e Srebrenicës](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/31/auto_aleksandar-vulin-n1-143534-600x3601640945559.jpeg)
Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin, ka thënë se krijimi i “botës serbe” është çelësi i mbijetesës për kombin serb dhe ka pyetur se pse Serbia duhet të bëhet anëtar i BE-së nëse do të duhej ta njihte gjenocidin e Srebrenicës.
“Nëse kjo do të thoshte që të kërkohet falje për kroatët(Kampi i koncentrimit në Luftën e Dytë Botërore në Jasenovac), të heqim dorë nga shokët tanë në Republikën Serbe”, tha ai, shkruan N1.
Vulin ka thënë se sfida më e madhe në Ballkan do të ishte krijimi i “Shqipërisë së Madhe”.
“A është e mundshme që Viola Von Cramon, Zagrebi, Podgorica, Islamistët në Sarajevë na sulmojnë për shkak të “botës serbe”. S’do të thoja”, tha Vulin.
(Kosova Sot Online)