Gjendja e pacientëve me Covid në QKUK dhe në spitale
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar katër pacientë të infektuar me këtë virus.
Sipas njoftimit edhe 28 të tjerë janë duke u trajtuar post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.
Njoftimi i plotë:
Në ShSKUK janë të spitalizar 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19
Sipas raporteve të datës 31 dhjetor 2021 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 1 pacient
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/3078232429160209
(Kosova Sot Online)