
Osmani viziton Klinikën Emergjente në QKUK

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, kanë vizituar Klinikën Emergjentë në Qendrën Klinike Universitare.
Presidentja po ashtu sot do të vizitojë edhe policinë dhe zjarrfikësit bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.
E para e shtetit po i bën këto vizita për fundvit.
Më parë edhe krerët e tjerë të shtetit në çdo fundvit bënin vizita në institucionet shëndetësore.
(Kosova Sot Online)