Lexoni edhe:
Sulmon tërë familjen e tij, prizrenasi dehet keq natën e Vitit të Ri
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë paralajmëruar pronarët e kafshëve shtëpiake që të jenë vigjilentë, pasi macet kanë shkaktuar më shumë se 100 zjarre në tre vitet e fundit.
Autoritetet në Seul apeluan, theksuan se kishte 107 zjarre nga janari 2019 deri në nëntor të këtij viti.
Sulmon tërë familjen e tij, prizrenasi dehet keq natën e Vitit të Ri Lexoni edhe:
Dyshohet se zjarret janë shkaktuar pas ndezjes së sobave elektrike.
Macet mund t'i ndezin këto pajisje pasi të ngjiten në kontrollet e saj të ndjeshme ndaj prekjes.
Katër persona u plagosën nga zjarret, dhe më shumë se gjysma e zjarreve ndodhën ndërsa pronarët e kafshëve shtëpiake ishin jashtë shtëpisë.
Prandaj, u theksua se është veçanërisht e nevojshme të zvogëlohet rreziku kur askush nuk është në shtëpi.
U sugjerua që pranë sobës të mos kishte objekte të ndezshme, si dhe të përdorej opsioni i fikjes automatike.
Është theksuar se numri i zjarreve është rritur ndjeshëm që nga viti 2016, kur janë regjistruar vetëm tetë.
Por, duket se ky problem nuk ekziston vetëm në Korenë e Jugut. Kafshët shtëpiake vlerësohet se shkaktojnë 1000 zjarre në vit në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.
(Kosova Sot Online)